Meta takim me kreun e grupit parlamentar të CSU në Bundestag, prezanton 5 prioritetet e PL

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), z.Alexander Dobrindt, në Bundestagun gjerman.

Meta u shpreh në një postim në Facebook se e ka njohur atë me 5 prioritetet e Partisë të Lirisë për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për përshpejtimin e integrimit europian.

Ai theksoi rëndësinë e përqendrimit te “Procesi i Berlinit” për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja sot në Bundestag, Kryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), z.Alexander Dobrindt.
Pata kënaqësinë ta njihja me 5 Prioritetet e Partisë të Lirisë për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për përshpejtimin e integrimit europian.
Theksova domosdoshmërinë e forcimit të monitorimit më të rreptë të reformave dhe standardeve demokratike, të zgjedhjeve, të të drejtave të opozitës, të respektimit të të drejtave të njeriut e pakicave, të lirisë së medias dhe garantimit të llogaridhënies në çdo nivel.
Vetëm lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave të pista, si dhe një gjyqësor i pavarur do të sjellin më shumë investime gjermane dhe europiane në Shqipëri.
E domosdoshme të përqëndrohemi te “Procesi i Berlinit” për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit.
Shpopullimi i Shqipërisë dhe ndryshimi demografik i përbërjes së popullsisë sot në vendet tona është një rrezik edhe për Bashkimin Europian në të ardhmen.
Ndaj investimi në kapitalin njerëzor dhe të rinjtë është vendimtar për të ndalur këtë fenomen!

Arena e Lajmit

Meta takim me kreun e grupit parlamentar të CSU në Bundestag, prezanton 5 prioritetet e PL

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook