Operacioni ndërkombëtar kundër organizatës shqiptare, zbulohen detaje. Sekuestrohen 100 kg drogë

Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin ndërkombëtar të shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave ditën e djeshme. Sipas burimeve më të fundit, 11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë dhe 6 të tjerë në shtetet e tjera europiane me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

Kërkimet kanë çuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para cash.

Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia e Antwerp ka në shënjestër një grup trafikantësh të dyshuar të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta. Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një organizatë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.
Në Belgjikë u bënë 12 kërkime në Antwerp, Schoten dhe Sint-Niklaas. Ato u kryen në bashkëpunim midis policisë gjyqësore federale dhe policisë lokale në Antwerp.
()

Arena e Lajmit

Operacioni ndërkombëtar kundër organizatës shqiptare, zbulohen detaje. Sekuestrohen 100 kg drogë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook