Operacioni “Suspicion”, arrestohet 34-vjeçarja. Trafikoi në Shqipëri 2 automjete me targa të Kosovës (Emri)

Policia e Shtetit finalizoi në Rrëshen operacionin e koduar “Suspicion”, në kuadër të megaoperacionit Sundimi i Ligjit.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu policia ka arrestuar 34-vjeçaren, Alketa Pjetri, që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare.

Po kështu është proceduar penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjete.

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMË” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë.

Arena e Lajmit

Operacioni “Suspicion”, arrestohet 34-vjeçarja. Trafikoi në Shqipëri 2 automjete me targa të Kosovës (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook