Vazhdojnë festat tek Inter, Davy Klaassen martohet me Laura Benschop

Gëzimet vazhdojnë për mesfushorin e Interit, Davy Klaassen, i cili pak ditë pasi mbaroi festimin e fitimit të titullit kampion nga zikaltrit me një yll të dytë. Që në sezonin e parë në Serie A, ai pati mundësinë të përjetojë emocione, pavarësisht se minutat e aktivizimit në fushë nuk kanë qenë të shumta, duke parë konkurrencën e fortë në skuadrën e Simone Inzaghit.

Klaassen kurorëzoi martesën e tij me Tiktoker-en e famshme Laura Benschop. Holandezi zgjodhi Italinë për t’i thënë po të dashurës së tij, duke zgjedhur Toskanën, si një nga atraksionet më të bukura italiane. Natyrisht, në raste të tilla vëmendjen e merr kryesisht nusja.

Benschop u shfaq me një fustan të bardhë të gjatë tradicional, krejt ndryshe nga fotot apo videot që kishim parë më parë në rrjetet sociale prej saj. Holandezja është mjaft e famshme në vendin e saj, pasi vetëm në TikTok e ndjekin mbi 2.5 milionë fansa.

()

Arena e Lajmit

Vazhdojnë festat tek Inter, Davy Klaassen martohet me Laura Benschop

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook