Më në fund është zyrtare. Nga sot, Antonio Conte zyrtarisht është trajneri i skuadrës së Napolit. Teknku ka firmosur me klubin napoletan dhe rikthehet kështu në Serie A, pas aventurës tek Interi, ku u shpall edhe kampion i Italisë, 3 sezone më parë.
Conte do të kërkojë tashmë së bashku me presidencën e klubit napoletan të ndërtojnë një skuadër kompetitive, për të harruar sa më parë, sezonin zhgënjyes që sapo u mbyll, në të cilin Napoli e përfundoi kampionatin në vendin e 10-të.