Një automjet tip Volkswagen Golf 4 ka përplasur mbrëmjen e sotme një grua të moshuar në rrugën Ali Demi në qytetin e Vlorës.
Mësohet se drejtuesi i mjetit duke udhëtuar në këtë segment rrugor e ka goditur të moshuarën teksa ajo po kalonte rrugën sipas asaj që raporton gazetari Enrik Mehmeti.
Sakaq, raportohet se ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas bluzave të bardha bëhet me dije se ajo ka marrë plagë në pjesën e gjymtyrëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.