Dashnor Sula: Qeveria dikton edhe se kush duhet të hapë biznes, taksidarët godasin bizneset e vogla

Deputeti demokrat Dashnor Sula, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se qeveria po dikton se kush mund të bëjë biznes në vend. Referuar të dhënave të INSTAT, Sula shkruan se ato tregojnë se ndërmarrjet e reja që u hapen në vitin 2023 përbënin 10.5 % të ndërmarrjeve aktive në vend, rreth 130 mijë.

“Në vend të njësive të vogla të shitjes me pakicë tani ka përqendrim në rrjetet e mëdha. Pra cfarë ndodh?! Cdokush që hap nje biznes të vogël në lagje sulmohet me taksidarë me cdo instrument të ndryshëm të nxitur nga lidhjet e biznesmenëve të mëdhenj me pushtetarët dhe i detyrojnë të mbyllen në mënyrë që i gjithë fluksi të orientohet tek rrjetet e mëdha tregtare pra të pasurohen një grusht personash dhe të tjerët të jenë të varur prej tyre, të jenë thjesht pagamarrës”, shkruan Sula.

448004268 992025839598128 3779341041713873888 N
448004268 992025839598128 3779341041713873888 N

Postimi nga Dashnor Sula

🔴Kur qeveria dikton se kush bën biznes!

📌Viti 2023 ka shënuar ecurinë më negative që nga 2010 të hapjes së bizneseve të reja. Të dhënat e raportuara nga INSTAT tregojnë se  Ndërmarrjet e reja që u hapen në vitin 2023 përbënin 10.5 % të ndërmarrjeve aktive në vend, rreth 130 mijë.

Në fakt po ndodh ajo çfarë ne si opozitë e kemi denoncuar në mënyrë të përsëritur. Përqëndrimi i ekonomisë tek një grusht njerzish, tek të preferuarit e qeverisë.

📍Në vend të njësive të vogla të shitjes me pakicë tani ka përqendrim në rrjetet e mëdha. Pra cfarë ndodh?! Cdokush që hap nje biznes të vogël në lagje sulmohet me taksidarë me cdo instrument të ndryshëm të nxitur nga lidhjet e biznesmenëve të mëdhenj me pushtetarët dhe i detyrojnë të mbyllen në mënyrë që i gjithë fluksi të orientohet tek rrjetet e mëdha tregtare pra të pasurohen një grusht personash dhe të tjerët të jenë të varur prej tyre, të jenë thjesht pagamarrës.

📍Në mbështetje të këtij qëllimi të pushtetarëve dhe biznesmenëve të preferuar të qeverisë ka ardhur edhe emigrimi masiv i shqiptarëve. Gjithashtu bizneset e reja janë të varur shumë burimet e njerëzore dhe aftësitë e tyre. Por në Shqipëri zhvillimet demografike po ushtrojnë presion të dyfishte në biznese. Kjo ka sjellë këto rezultate që raporton INSTAT. A është e mirë kjo? Sigurisht që jo.

💰Përqëndrimi i ekonomisë thellonë hendekun mes shtresave të ekonomisë. Pra kemi një grusht njerëzish të pasur dhe të tjerët që janë pagamarrës dhe e varin jetën e tyre tek këta njerëz. Kjo ndikon te cmimet dhe cilësia e shërbimeve. Në fund të fundit do të ndikojë edhe te orientimi i votës.

Pas gjithë këtyre ne ngrejmë pikëpyetje se përse jemi të parët për numrin e azilkërkuesve në Gjermani?!

Arena e Lajmit

Dashnor Sula: Qeveria dikton edhe se kush duhet të hapë biznes, taksidarët godasin bizneset e vogla

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook