Dy efektivë të shpallur në kërkim për bashkëpunim me bandat/ Gazetari: A mund të kenë përdorur Sky Ecc dhe në formular kanë gënjyer? Rrumbullaku: Nga informacionet që disponojmë nuk kemi…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat, ka dhënë detaje për operacionin e sotëm policor për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm të klandestinëve në kufi, ku janë vendosur në pranga 21 persona.

Gazetari i News 24 Igli Celmeta i shtroi pyetjen Rrumbullakut se përse operacioni sot ka qenë më i suksesshëm në ekzekutimin e masave të sigurisë (21 të arrestuar nga 31 urdhër-arreste) nga operacioni dy javë më parë po për klandestinët e paligjshëm. Gjithashtu, Çelmeta tha se në operacionin e përpara dy javëve janë shpallur në kërkim edhe dy policë e pyeti nëse ka dyshime që ata të kenë përdorur aplikacione si Sky Ecc.

Drejtori i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tha se i bën thirrje dy efektivëve të shpallur në kërkim që të dorëzohen vetë dhe të përgjigjen përpara drejtësisë. Po ashtu, Rrumbullaku tha se policia nuk disponon të dhëna që policët e shpallur në kërkim, të kenë përdorur aplikacionin Sky Ecc.

Gazetari Igli Celmeta: Në operacionin e sotëm thuajse janë arrestuar të gjithë personat e shpallur në kërkim, ndërsa dy javë më parë në operacionin “Revanshi” nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK, u arrestuan në territorin shqiptar vetëm 8 persona. Pse operacioni sot ishte më efektiv në numrin e personave të arrestuar, kur në operacionin e mëhershëm në kërkim ishin edhe personazhe të njohur të krimit? Pyetja e dytë. Në operacionin “Revanshi” ishin shpallur në kërkim edhe dy punonjës policie Henrigert Mitri dhe Gentjan Shahini, që u shpallën në kërkim si bashkëpunëtorë me grupet kriminale në kultivimin e kanabisit në Lezhë. Këto dy persona nuk janë arrestuar dhe më parë punonjësit e policisë kanë plotësuar një formular vetëdeklarimi, nëse kanë përdorur aplikacionin Sky Ecc. Këto dy punonjës policie çfarë kanë deklaruar? Nëse kanë thënë se nuk e përdorin Sky Ecc, ju si drejtues të Policisë së Shtetit a keni dyshime se mund të ketë punonjës policie që e kanë përdorur aplikacinin Sky Ecc, por në formular kanë thënë se nuk e kanë përdorur?

Muhamet Rrumbullaku: Absolutisht edhe operacioni përpara dy javësh në lidhje me grupin e strukturuar kriminal, është vlerësuar maksimalisht nga Policia e Shtetit, për të cilin ne kemi bërë edhe njoftim për detajet. Sa i përket masave për dy ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, u bëj thirrje të dy drejtuesve të policisë që të paraqiten sa më parë të jetë e mundur, pavarësisht masave që janë ndërmarrë ndaj tyre, për t’u përgjigjur përpara drejtësisë. U takon dhe atyre që të paraqiten para drejtësisë dhe të sqarojnë pozicionin e tyre përpara ligjit. Askush në Policinë e Shtetit nuk ka mbrojtje. Sa i përket deklaratave, nëse kanë pasur apo jo në përdorim Sky Ecc, në materialet që ne disponojmë, nuk kemi të dhëna për përdorime të këtyre aplikacioneve.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dy efektivë të shpallur në kërkim për bashkëpunim me bandat/ Gazetari: A mund të kenë përdorur Sky Ecc dhe në formular kanë gënjyer? Rrumbullaku: Nga informacionet që disponojmë nuk kemi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook