Egnatia kampione, por disa titullarë janë në fund kontrate

Egnatia shkroi historinë, duke fituar gjithçka këtë sezon në Kategorinë Superiore. Rrogozhonasit u rikonfirmuan fitues të Kupës së Shqipërisë dhe ia dolën të ngrenë për herë të parë në histori titullin kampion. Prej 10 ditësh skuadra bardhëjeshile është duke pushuar për të rigjeneruar energjitë sa i takon sfidave në kualifikueset e Chempions League. Me datë 10 qershor trajneri Edlir Tetova nis përgatitjet për të bërë një rrugëtim dinjitoz në Kupat e Europës.

Këto ditë të nxehta vere kanë rezultuar intensive për klubin 90-vjeçar në futbollin shqiptar pasi drejtuesit kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në stadiumin “Arena Egnatia” vijon me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e tribunësh për karshi, e cila do të mbajë emrin e të ndjerit Rafael Duamena. Punimet monitorohen nga presidenti Agim Demrozi, i cili synon që rikonstruksioni të mbyllet në afatin e përcaktuar me qëllim që impianti sportiv të jetë në dispozicion të ekipit për sezonin e ri. Përpos infrastrukturës tek Egnatia po punojnë intensivisht sa i takon lojtarëve që duhen bindur për të qëndruar dhe atyre që mund të mbërrijnë në këto merkato vere. Fakti që rrogozhinasit ishin në vitrinën e Superiores, shumë futbollistë janë në vëzhgimin e skuadrave në kontinentin europian.

PORTA DHE MBROJTA – Më konkretisht, duke filluar te porta ku aktivizohet Alen Sherri. Shkodrani është në fundin e kontratës dhe ende s’ka rinovuar zyrtarisht me kampionët e Shqipërisë. Gardiani ka qenë një nga pikat e forta për dy sezone me barshëjeshilët dhe përtej faktit se ka një dakordësi me klubin për të rinovuar, një ofertë e bujshme mund të ndryshojë planet dhe me gjasa edhe drejtimi sa i takon karrierës së Sherrit. Në të njëjtat kushte është Abdurrahman Fangaj, i cili i skadon kontrata me 30 qershor. Lojtari për “Panorama Sport” konfirmoi se është negociata për rinovimin, por ende nuk ka qartësuar verdiktet e tij. Renato Malota natyrisht do të jetë në urdhrat e trajnerit Edlir Tetova deri në verën 2025 ku edhe i mbaron kontrata. I sigurt duket edhe qëndrimi i Arbenit Xhemajlit, i cili ka rezultuar një titullar i padiskutueshëm. Kosovari i cili ka një vlerë të kënaqshme në tregun e transferimeve pritet të jetë sërish një pikë fikse për rrogozhinasit. Fransua Dylis edhe pse nuk e nisi mirë pasi iu desh të përshtatej u bë një element i rëndësishëm duke u treguar i pakalueshëm në prapavijë. Futbollisti i kombëtares së Haitit do të vijoj të jetë pjesë e Egnatias edhe për sezonin 2024-2025.

NË MESFUSHË – I sigurt që dotë vesh fanellën e bardhëjeshilëve është Albano Aleksi. 31-vjeçari, i cili rinovoi në janar të këtij viti do vijojë të djersitëme kampionët në fuqi në Superiore. Enigmë paraqitet situatatek Arbin Zejnullai dhe Fernando Medeiros. Përpos faktit selojtarët kanë edhe 1 vit kontratëme Egnatian ofertat ndaj tyrekanë tunduar jo pak të dy mesfushorët. Pritet të shihet se çfarëdo të ndodh edhe pse dëshira edrejtuesve është që ti mbajnëderi në fund lojtarët e tyre nëgjirin e skuadrës.

NË SULM – Sebastjan Spahiu dheJurgens Montenegro do të jenëpjesë e klubit të paktën deri nëverën e vitit 2025. Vështirë se dotë ketë këtë fat Melih Ibrahimoglu. Kundrejt turkut kanë vërshuar një sërë ofertash duke e bërë qëndrimin e tij praktikisht të pamundur. Lojtari ka edhe dy vite kontratë me klubin aktual dhe kjomund t’i shërbejë presidentit AgimDemrozi për të përfituar maksimalisht nga kartoni i 24-vjeçarit. Numri 1 i Egnatias synon të paktën 1 milionë euro për ta lënë të lirë fantazistin, i cili tregoi cilësi të admirueshme.

Arena e Lajmit

Egnatia kampione, por disa titullarë janë në fund kontrate

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook