“I kërkonin nga 10 mijë lekë, e rrihnin 5-6 vetë”/ Me lot në sy prindërit e djalit që u dhunua Live në TikTok: I vijnë SMS kërcënuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 12-vjeçar është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës nga një grup djemsh dhe videot e të miturit janë publikuar në rrjetin social TikTok. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, prindërit e 12-vjeçarit treguar se si zbuluan dhunën barbare që i biri përjetonte nga disa adoleshentë.

Sipas tyre, ata që rrahin fëmijën e tyre janë të moshës 16-18 vjeç. Denoncimi i prindërve në polici nuk ka dhënë rezultat, pasi Prokuroria ka pushuar çështjen me motivin se dhunuesit janë nën moshë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Nëna e 12-vjeçarit ka rrëfyer se i biri është dhunuar edhe herë të tjera, por sipas tij, adoleshentët e kanë kërcënuar që të mos tregonin. Sipas saj, dhuna ndaj të birit ka qenë e vazhdueshme, ndërsa ata duken të pafuqishëm për ta ndaluar.

Nëna e 12-vjeçarit: Mesazhe kërcënuese në telefonin e djalit
Prindërit flasin për kërcënimet që merr i biri në telefon përmes mesazheve.

“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë.

Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv/drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit”, tregoi nëna e të miturit.

Babai: Djali erdhi në shtëpi me shenja dhe u mbyll në tualet
Babai i 12-vjeçarit të dhunuar barbarisht tregon si e zbuloi ngjarje: “Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.”

Videot e dhunës janë tërënda madje prindërit e 12 vjeçarit rrëfejnë se djali i tyre ka probleme shëndetesore nga kjo dhunë.

()

Arena e Lajmit

“I kërkonin nga 10 mijë lekë, e rrihnin 5-6 vetë”/ Me lot në sy prindërit e djalit që u dhunua Live në TikTok: I vijnë SMS kërcënuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook