“Kjo qeveri i ka rrënjët në krim”, Meta: Përshkallëzimi i protestave do japë rezultatet e duhura

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, u shpreh se qeveria e drejtuar nga Edi Rama i ka rrënjët në krim.

Meta theksoi se përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura.

Ilir Meta: Kjo është një qeveri që rrënjët i ka vetëm në krim dhe korruptim. Ne do të vazhdojmë të përballemi me qeverinë, me prindin 2, me Bashkinë e Tiranës, përballjen me të keqen, kudo ajo është, sepse çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë.

Përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto protesta kanë bërë që të kemi rezultate. Partia e Lirisë po përmirëson edhe organizimin e saj përditë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Kjo qeveri i ka rrënjët në krim”, Meta: Përshkallëzimi i protestave do japë rezultatet e duhura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook