Kreu i SPAK Altin Dumani, takim me kryeprokurorët e Ballkanit dhe Eurojust: Bashkëpunimi duhet të jetë i shpejtë dhe pa burokraci

Altin Dumani ishte ditën e djeshme në Budva, ku u takua me homologë të tij të rajonit, por edhe me zyrtarët më të lartë të Eurojust.

Të gjithë prokurorët, që kanë marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit, incentivuar edhe nga një projekt konkret si ai Western Balkan Criminal Justice ranë dakord se duhet të jenë më të shpejtë se krimi për të zgjidhur çështjet që kanë nën shqyrtim.

Pra për ta, krimi nuk ka kufij, as shtete, as gjini e as fe. Ndaj dhe prokuroritë, në shkëmbimin e informacioneve, duhet të jenë më të shpejta dhe më efikase.

Prokuroria e Lartë Shtetërore, në bashkëpunim me projektin Western Balkan Criminal Justice (ËBCJ), me iniciativën e prokurorit të lartë shtetëror Milorad Marković, organizoi në Budva Forumin e parë Rajonal Konsultativ të Prokurorëve të Lartë dhe Specialë të rajonit mbi temën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor.

Forumi Konsultativ dyditor u organizua me qëllim të shkëmbimit të drejtpërdrejtë të informacionit me rëndësi për kapërcimin e sfidave në praktikë në çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ky takim mblodhi 30 pjesëmarrës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Agjencia Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale (EUROJUST) nga Haga.

Prokurori i lartë shtetëror Milorad Marković vlerësoi se institucionet gjyqësore të shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë një detyrë të rëndësishme përpara – që me bashkëpunim efikas, të bazuar në besim, t’i japin fund të gjitha formave të krimit të organizuar, ndërkufitar dhe korrupsionit.

“Ato synime do t’i arrijmë më shpejt dhe më lehtë duke përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet nesh dhe me partnerët ndërkombëtarë, si EUROJUST. Ky bashkëpunim duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe i thjeshtë, pa procedura burokratike të zgjatura shpesh. Jemi të vetëdijshëm se ata kundër të cilëve luftojmë, autorët e veprave penale, nuk i njohin këto procedura, për ta nuk ka kufij, dallime kombëtare dhe fetare. Ata bashkohen shumë lehtë dhe shpejt për të arritur fitimin. Pikërisht kjo fakt, na imponohet të gjithë neve, prokurorive të të gjitha shteteve të rajonit, të jemi më efikas dhe të varur nga njëri-tjetri, të forcojmë besimin reciprok, të tregojmë forcën institucionale dhe vendosmërinë për të arritur rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” – vlerësoi prokurori i lartë shtetëror.

Presidenti i EUROJUST-it, Ladislav Hamran, theksoi se partnerët në Ballkanin Perëndimor janë me rëndësi kyçe për EUROJUST-in.

“Potenciali i bashkëpunimit tonë konfirmohet edhe nga numri gjithnjë në rritje i rasteve, që në vitin 2023 arriti në 708 hetime në të cilat morën pjesë prokurorë dhe gjyqtarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Me mbështetjen e Projektit të Bashkimit Evropian për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, pres me kënaqësi integrimin e mëtejshëm të partnerëve tanë në zinxhirin e sigurisë së BE-së,” tha Hamran.

Në kuadër të Forumit Konsultativ, prokurori i lartë shtetëror Milorad Marković mbajti takime bilaterale me prokurorët e lartë dhe specialë të shteteve të rajonit. Tema e takimeve, ku mori pjesë edhe zëvendësja e prokurorit të lartë shtetëror dhe prokurorja për lidhje me EUROJUST-in, Jelena Đaletić, ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal me qëllim të luftës më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në Forumin Konsultativ morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik, prokurorë për lidhje me EUROJUST-in, si dhe ekipi i projektit Western Balkan Criminal Justice.

Arena e Lajmit

Kreu i SPAK Altin Dumani, takim me kryeprokurorët e Ballkanit dhe Eurojust: Bashkëpunimi duhet të jetë i shpejtë dhe pa burokraci

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook