“Me Brojën kuptohemi shumë mirë, goditjet nga larg specialitet”, Bajrami: Kundërshtarë të vështirë në Europian, por ne mundemi

Nedim Bajrami, mesfushori i Shqipërisë dha opinionin e tij pas suksesit 3-1 ndaj Azerbajxhanit në miqësore.

“Besoj se këtu në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar dhe të gjithë duan të japin maksimumin. Të gjithë e dinë se goditjet nga jashtë i provojmë gjithmonë. Edhe ndeshjen e shkuar Asani shënoi supergol dhe do të vazhdojmë kështu. Jo vetëm unë, por e gjithë skuadra do ikim në Europian. Për shumë çuna është eksperiencë e re. Jemi përgatitur shumë mirë dhe besoj se jemi gati për Italinë.

Si shkon kombinimi me Brojën, pasi është risi?

“Me Brojën kuptohemi shumë mirë si në fushë dhe jashtë. Broja ka munguar prej dëmtimit por tashmë është kthyer. Kush është titullar dhe kush jo e di trajneri. Ndihem shumë mirë me Brojën. Kemi kundërshtarë të vështirë në Europian, por duhet të japim maksimumin”.

 

Arena e Lajmit

“Me Brojën kuptohemi shumë mirë, goditjet nga larg specialitet”, Bajrami: Kundërshtarë të vështirë në Europian, por ne mundemi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook