Ngjarja në Dhërmi/ “Ishte tip i lëvizur”, zbardhet dëshmia e recepsionistes: Eraldo erdhi si i panjohur dhe kërkoi…

Paola Spahiu recepsioniste në hotelin ku thuhet se është vrarë Eraldo Nevruzi, ndërkohë që autori i dyshuar është arrestuar, Gerald Shehu, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ajo tha se kontakti i fundit me Eraldon, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punë, i kishte pasur një natë më parë, kur ai kishte shkuar rreth orës 22: e 30 për ta zëvendësuar për turnin.

Ajo pohoi se i riu ishte paraqitur si i panjohur në hotel, ku kishte kërkuar punë si barist, por duke qenë se bari nuk ishte hapur ende, pronarët i kishin ofruar opsionin e recepsionistit. Mes të tjerash e reja tha për gazetarin Enrik Mehmeti se nuk kishte dëgjuar asgjë natën kur mendohet të ketë ndodhur krimi, ndërsa në dhomë ajo flinte me nënën e saj.

“Nuk ka shumë kohë që ka nisur punë Eraldo, rreth 5 ditë kishte që kishte filluar. Ishte një tip pak i lëvizur, jo ndonjë djalë i rregullt. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë me të, pasi më shumë bisedoja me pronarin se ai kishte pjesën e restorantit. Në orën 22:30 më ndërroi Eraldo, por ai erdhi më herët. Unë fle këtu me nënë. Nuk kemi dëgjuar asnjë të shtënë, skam ndjerë asgjë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular. Nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët ata të dy. Ngjarjen e mora vesh nga ora 9 sot në mëngjes, kur erdhi mami që më solli mëngjesin te dhoma. Mesa thonë këta ngjarja ka ndodhur te pjesa e parkimit pas, te dhomat e stafit. Ne do të vazhdojmë punën, policia na mori dëshmitë tona për aq informacion sa kishim. Eraldo erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur, si një djalë i ri. “Dua punë për barist”, por ata i thanë që do të presës sa të fillojë bari. I thanë; hajde puno si recepsionist. Është hera e parë që punoj këtu. Ne jemi mirë në këtë punë sa i takon sigurisë.”, tha e reja.


()

Arena e Lajmit

Ngjarja në Dhërmi/ “Ishte tip i lëvizur”, zbardhet dëshmia e recepsionistes: Eraldo erdhi si i panjohur dhe kërkoi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook