Re pluhuri dhe mungesë uji, Rithemelimi denoncon situatën problematike në Vlorë

Dega e Rithemelimit në Vlorë ka denoncuar masakrën mjedisore, si dhe mungesën e ujit në Vlorë, ndërsa sezoni turistik ka nisur.

Atird Hoxha, kreu i degës së Rithemelimit, tha se  Rilindjes i kanë plasur të gjitha, edhe cipa.

“Në vend të mjegullave që ia dhuron Zoti çdo ditë kësaj perle të Shqipërisë, qeveria i gostit shqiptarët dhe turistët me këtë re pluhuri.

Kjo masakër mjedisore, në një nga zonat më të frekuentuara të vendit është vepër e firmave të ndërtimit të Edi Ramës që ai i mundëson me firmat e tij fap e fap.

Nëse për të larë pluhurin nga pemët dhe nga shpatet e kodrave do presim shiun, po mushkëritë e udhëtarëve dhe banorëve, po prodhimet e zonës, me çfarë pastrohen?

Kjo është pamja sot, dhe ky është një fakt jo lajme të kurdisura në televizionet e freskut qeveritar.

Kjo është Vlora e Edi Ramës dhe Ermal Dredhës së Rilindjes”, tha Hoxha.

Deklarata e Rithemelimit

Kjo është pamja e Llogarasë sot. Në vend të mjegullave që ia dhuron Zoti çdo ditë kësaj perle të Shqipërisë, qeveria i gostit shqiptarët dhe turistët me këtë re pluhuri.

Kjo masakër mjedisore, në një nga zonat më të frekuentuara të vendit është vepër e firmave të ndërtimit të Edi Ramës që ai i mundëson me firmat e tij fap e fap.

Nëse për të larë pluhurin nga pemët dhe nga shpatet e kodrave do presim shiun, po mushkëritë e udhëtarëve dhe banorëve, po prodhimet e zonës, me çfarë pastrohen?

Kjo është pamja sot, dhe ky është një fakt jo lajme të kurdisura në televizionet e freskut qeveritar.

Kjo është Vlora e Edi Ramës dhe Ermal Dredhës së Rilindjes.

Mos harroni se kjo është vetëm pak kilometra nga sheshi i hapur te rrethrrotullimi i Orikumit ku hidhen plehrat e bashkisë.

Rilindjes i kanë plasur të gjitha, edhe cipa.

Ndërsa këtu jemi në qytet brenda. Plasja e tubacionit të ujrave të bardha jo vetëm ka dëmtuar disa biznese përreth, ka lebetitur banorët dhe turistët, por ka lënë prej ditësh pa ujë banorët e qytetit.

Pa four për vendimin idiotesk dhe dashakeqës të kryerjes së punimeve në hapje të sezonit turisitik. Vlora pret 9 muaj për 3 muaj verë dhe turizëm dhe këta për tre orë ia shkatërrojnë të gjitha.

Kjo është Vlora, kjo është qeverisja e saj këtu, dhe ajo në Tiranë e deputetit të parë.

Prandaj shqiptarët ikin dhe vendi zbrazet.

Kjo qeveri kujton se me Lungomaren e vitrinës mbulon lungo-turpin e gjithë Vlorës.

Arena e Lajmit

Re pluhuri dhe mungesë uji, Rithemelimi denoncon situatën problematike në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook