‘Sintezë’/ Ervis Çela: Mungon vullneti për ti dhënë të drejtën e votës diasporës

Në emisionin “Sintezë” në News24 është diskutuar lidhur me votën e diasporës. Nga studio e emisionit, avokati Ervis Çela nga “Shqipëria Bëhet” tha se remitancat që shqiptarët që jetojnë jashtë sjellin në Shqipëri kanë ndihmuar ekonominë e vendit.

Çela tha se shkaku i largimit të shqiptarëve nga vendi është shkaktuar pikërisht nga politika, nga qeverisjet ndër vite.

Sipas tij, janë faktorët ekonomikë dhe socialë, që kanë shkaktuar këtë hemoragji të largimit të shqiptarëve nga vendi.

Lidhur me votën, avokati tha se kjo është një e drejtë Kushtetuese, por nuk ka vullnet për ta realizuar këtë.

“Të gjithë thonë dhe flasin, premtojnë, por çuditërisht kur duhet të bëhet hapi final, nuk bëhet”, tha avokati.

Arena e Lajmit

‘Sintezë’/ Ervis Çela: Mungon vullneti për ti dhënë të drejtën e votës diasporës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook