Tabaku në konferencën Ndërkombëtare të IRI për Erozionin e Demokracisë: Mbrojtja e Demokracisë nis nga lufa kundër korrupsionit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ishte e ftuar në konferencën ndërkombëtare të IRI mbi Erozionin e Demokracisë që u zhvillua në Ëashington DC. Tabaku ishte pjesë e diskutimit të panelistëve me temën erozionit të demokracisë përmes përdorimit të pushtetit legjislativ. Një temë tepër e njohur për të pasi prej vitesh ajo ka lijëruar në media dhe foltoren e kuvendit përdorimin e Parlamentit të Shqipërisë si një notere për nevojat dhe ligjet me porosi të propozuara nga qeveria.

Në fjalën e saj deputetja e PD, Tabaku, nënvizoi se parlamenti ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e demorkacisë dhe balancës së pushteteve. Ajo nënvizoi se legjislaturat efektive janë në thelb e vetemja mënyrë për të mbajtur një qeveri llogaridhënëse dhe për të kërkuar transparencë fondesh. Ky rol i veçantë, u shpreh znj Tabaku, vjen vetëm si pasojë e respektimit të opozitës dhe të drejtave të saj pasi vetëm kështu parlamenti mund të jetë serioz. “Parlamenti duhet të përmbushë detyrimin për të kërkuar transparencë dhe mos lejojë erozionin e demokracisë. Nuk mundet që një parlament të mos respektojë të drejtat e pakicës” u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD nënvizoi se partitë politike duhet të përmisojnë demokracinë e brendshme ndërsa theksoi rëndësinë e meritokracisë në përzgjedhjen e kandidaturave apo posteve me rendësi. Tabaku vuri në dukje se një demokraci e brendshme e dobët dhe një centralizim i pushtetit lehtëson aksionet anti-demokratike. Më pas ajo theksoi rëndësinë e një llogaridhënie horizontale  që siguron më shumë transparencë dhe një përfaqësi më efektive të zonave elektorale.

Mënyra më e mirë, sipas saj, për të krijuar një sistem parandalues mbetet ajo e implementimit të një strategjie politike dhe institucionale. Ajo u shpreh se bashkëpunimi bipartizan por me siguri të lartë në dëgjimin e opozitës mbetet e një rëndësie të madhe. “Duhet një vullnet politik dhe gjithashtu reformimi reale që e shpëtojnë parlamentin nga të qenurit partizan apo tejet partiak.” Sugjeroi Tabaku në fjalën e saj ndërkohë që theksoi edhe nevojën e një shoqërie civile pro-aktive dhe tejet pozitive.

Detyra jonë e përbashkët, u shpreh ajo, është që të mbajmë lart parimet e një demokracie duke siguruar transparencë dhe duke luftuar korrupsionin – përfundoi Tabaku duke kujtuar fjalët e Benjamin Franklin.

Postimi në rrjetet sociale:

Në konferencën e organizuar nga IRI në #Ëashington 🇺🇸 mbi erozionin e demokracisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Si vëllezër siamezë; erozioni demokracisë dhe korrupsioni janë të lidhur ngushtësisht ndërsa notojnë në të njëjtin pellg të ndenjur me kapjen e shtetit. Simptoma që Shqipëria i ndjen përditë.

Detyra jonë mbetet përballja me këto probleme dhe zgjidhja e tyre. Koha që #Shqipëria 🇦🇱 të ndërtojë një projekt të qartë që parandalon korrupsionin dhe lufton për demokracinë.

Kjo arrihet duke i dhënë parlamentit 🏦 një rol real në balancën e pushteteve. Pra, duke respektuar opozitën që është në fakt esenca e parlamentarizmit.

#Shqipëria 🇦🇱 është #Europë 🇪🇺, por duhet të luftojë për të ndërtuar demokracinë institucionale perëndimore. 🇦🇱🇪🇺🇺🇸 🇬🇧

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Tabaku në konferencën Ndërkombëtare të IRI për Erozionin e Demokracisë: Mbrojtja e Demokracisë nis nga lufa kundër korrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook