“Të vdekurit presin të marrin vendim për kthim në punë”, Korreshi: Proceset gjyqësore po zgjasin pa fund, të rregullojmë dhe drejtësinë që s’ka lidhje me SPAK-un

 Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka shtruar një sërë problematikash në Komisionin e Ligjeve, ku u fol për sistemin e drejtësisë.

Korreshi theksoi se ka në gjykata në Tiranë vendime absurde, të njerëzve që kanë vdekur dhe presin që të marrin vendim për vend pune ose ka çifte të ndara, që ndërkohë që janë në process për ndarjen, njëri nga partnerët ka bërë fëmijë me partnerin e ri. Sipas Korreshit, drejtësia duhet të jetë më e shpejtë që të jetë më efikase.

Saimir Korreshi: Të bëjmë pyetje edhe ne fshatarët. Vij nga sistemi i shtremtësisë, sepse dajakun e kanë ngrënë gjithmonë avokatët. E kam thënë se sistemi i drejtësisë do kthehej siç ka qenë. Kam qenë i bindur për këtë, sepse gjyqet në rrethe mbaronin ku gjendej zgjidhje brenda një afati të arsyeshëm. Sot proceset zgjasin pa fund. Ka raste që avokati ikën nga vetingu ose transferohet dhe çështja kthehet nga A. Gjendja civile është për turp e faqe e zezë.

Ka pasur raste të ndarjeve, kur teksa bëhet ndarja e çiftit, ndërkohë njëri nga partnerët bën fëmijë me partnerin apo partneren e ri. Sekretarët e gjykatave kanë ngarkesë të madhe. Avokatët nuk bëjnë mbrojtje të mirë, sepse nuk ju jepet mundësia ta lexojnë dosjen. Të gjithë gjyqtarët e Lushnjës i çuat në Vlorë dhe nuk erdhi njeri në Tiranë. Ka dosje që njerëzit kanë vdekur dhe presin të marrin vendim për vend pune dhe kjo është skandal. Duhet të rregullojmë edhe sistemin e drejtësisë, që nuk ka lidhje me SPAK, por është drejtësi për qytetarët.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Të vdekurit presin të marrin vendim për kthim në punë”, Korreshi: Proceset gjyqësore po zgjasin pa fund, të rregullojmë dhe drejtësinë që s’ka lidhje me SPAK-un

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook