Të dielën e kaluar, Skuadra Fluturuese Imperia arrestoi një 22- vjeçar italian me origjinë shqiptare, përgjegjës, së bashku me tre persona të tjerë, për një tentativë vrasjeje të ndodhur gjatë natës pranë një klubi të njohur.
Ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta.
I ndodhur brenda lokalit të natës, një grup shokësh, i përbërë nga katër shtetas italianë me origjinë shqiptare, të moshës 20 deri në 22 vjeç, kanë sulmuar dy djem të moshës 33 dhe 37 vjeç.
Njëri nga të katërt, gjatë fazave të sulmit të dhunshëm, goditi me thikë 33- vjeçarin, duke lëshuar goditje të shumta direkte në disa pjesë të trupit dhe në fund të sulmit tentoi t’i përplaste edhe me makinë.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Hetimet intensive të policisë bënë të mundur marrjen e informacioneve të para dhe rindërtimin e dinamikës së ngjarjeve.
Pas krehjes së zonës ku mund të fshiheshin autorët, pas disa orësh u arrestuan të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë në sulm.
Në përfundim vetëm 22-vjeçari përfundoi në qeli, ndërsa 3 personat e tjerë u liruan.