“Tradhtinë nuk e fal”/ Ledjona Xheladinaj kap “mat” dy ish-banorët e “BBV”

Ish-banorja e “BBV” Ledjona Xheladinaj ditën e sotme përmes një postimi në Instagram ka treguar se ndihet e tradhtuar nga dy ish-konkurretët e reality show.

Bëhet fjalë për Jul Dedën dhe Erjola Doçin, të cilët janë takuar së bashku dhe nuk e kanë ftuar gazetaren.

“Më kanë ardhur disa foto që dikush po më tradhton, edhe unë me thënë të drejtën tradhtinë nuk e fal. Fatkeqësisht mu prish edhe makina dhe mora taksi për të mbërritur aty. Këta që tradhtojnë zgjedhin vende si periferike larg, por nuk ka problem unë shkoj atje ku janë. Jam afër dhe do ta shikoni për kë bëhet fjalë. Ta dini që nuk më shpëtojnë dot dhe shikoni se çfarë do ju bëj”, tha Ledjona.

Me të mbërritur në lokal, Ledjona iu ka bërë video dy “tradhtarëve” duke iu treguar se i ka kapur “mat” duke pirë kafe së bashku, dhe nuk e kanë ftuar atë.

“Tradhtinë nuk e fal”/ Ledjona Xheladinaj kap “mat” dy ish-banorët e “BBV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook