Trajneri i Portugalisë beson te eksperienca e dy lojtarëve: Ia dalim me përvojë, Ronaldo unik

Portugalia është një nga skuadrat pretendente, teksa në Europian pjesë e grupit janë edhe lojtarë me mjaft përvojë si mbrojtësi Pepe dhe sulmuesi Ronaldo. Pikërisht për çështje, ka folur numri një i pankinës luzitane, Roberto Martinez, në prag të miqësores ndaj Kroacisë.

“Ronaldo- Unë mendoj se ai ka paraqitje shumë të qëndrueshme në klub, nuk ka dyshim se ai është një golashënues i jashtëzakonshëm, unik, pasi i ka luajtur 5 kampionate, ne po flasim për një arritje unike në futbollin botëror.

Eksperienca është e rëndësishme për ne. Lojtarët janë janë të përgatitur për të ndihmuar ekipin dhe për të dhënë gjithçka që munden. Nuk ka asnjë lojtar tjetër që mund t’i japë dhomës së zhveshjes atë që mund t’ia ofrojë Cristiano.

“Ronaldo dhe Pepe- Përvoja është shumë e rëndësishme në një turne, e përzier me talente të reja. Rimëkëmbja është punë shumë specifike, ne po grumbullojmë informacion. Plani për Pepen është që të punojë individualisht dhe me grupin, fokusi është të luajë kundër Irlandës të martën. Rúben Neves, Cristiano dhe Pepe po punojnë për ndeshjen e së martës.” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Trajneri i Portugalisë beson te eksperienca e dy lojtarëve: Ia dalim me përvojë, Ronaldo unik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook