U ndje keq në burgun e Reçit, 45-vjeçari nga Lezha humb jetën. U arrestua 5 ditë më parë për…

Pesë ditë pas arrestimit shtetasi Eduard Koka, 45 vjeç nga Lezha ka humbur jetën. 45 vjeçari i cili u vu në pranga nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë duke mos arritur që të mbijetojë. Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore por ka qenë e pamundur.

Në këtë mënyrë 45 vjeçari humbi jetën në mënyrë natyrale pasi u ndje keq gjatë qëndrimit në burgun e Reçit teksa ndodhej në paraburgim. Shtetasi Eduard Koka u arrestua më 2 qershor të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të.

45 vjeçari mesa duket nuk ka arritur që ta përballojë qëndrimin në burg duke patur shqetësime shëndetësore që i morën jetën në një mënyrë të shpejtë. Eduard Koka u arrestua si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen që mban emrin “Gurra” në Lezhë, shërbimet e policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti. Pasi Eduard Koka humbi jetën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e ndarjes nga jeta të 45 vjeçarit i cili u arrestua 5 ditë më parë në Lezhë.

Arena e Lajmit

U ndje keq në burgun e Reçit, 45-vjeçari nga Lezha humb jetën. U arrestua 5 ditë më parë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook