Urdhër-arrestet e SPAK për bandën që trafikonte klandestinë, zbardhen disa prej emrave të të akuzuarve

Zbardhen disa prej emrave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest nga SPAK, pas një operacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e një bande të trafikut të klandestinëve.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për disa prej emrave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në skemën e paligjshme të pajisjes me pasaporta false të qytetarëve që donin të emigronin ilegalisht.

Bëhet fjalë për shtetasit; Arnold Shehu, Amarildo Luça, Ylli Çaushaj, Bashkim Sula, Besnik Lumaj, R. Marashi, Redi Salaj, Sokol Maloku, Fatmir Stankova, Gridi Elezi, Bajram Xhaja, Sibora Rexha, Bardhyl Imeri. Po ashtu pjesë e listës së urdhër-arresteve është dhe P.Canaj, Xhelil Alla, Ylli Ibrahimaj si dhe Leonard Lama.

Kujtojmë se për disa prej tyre është dhënë urdhër-arrest teksa ata ndodhen në burg, kryesisht jashtë vendit. Në megaoperacion u përfshinë disa shtete, si Spanja, Italia, SHBA, Kosova dhe Shqipëria.
()

Arena e Lajmit

Urdhër-arrestet e SPAK për bandën që trafikonte klandestinë, zbardhen disa prej emrave të të akuzuarve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook