Ushqimi ende në komodinë, gjithçka rrëmujë/ Pamjet nga dhoma ky dyshohet se u përleshën autori dhe recepsionisti në Dhërmi para vrasjes

Pamjet që shihni tregojnë dhomën ku flinte i riu Eraldo Nevruzi, i cili ishte recepsionist në një hotel në Dhërmi. Bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu, dyshohet se ka marrë peng dhe më pas vrarë 31-vjeçarin, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punën në këtë hotel.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti pamjet nga vendi ku jetonte i riu. Sipas dëshmisë së punonjësve të këtij hoteli, i riu bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit jetonin në katin e parë të hotelit, në pjesën e pasme të parkingut.

Siç shihet dhe nga pamjet, duket se gjithçka është rrëmujë në dhomën e të riut, ku ende qëndron ushqimi i tij në një prej komodinave. Mendohet se në këtë dhomë ka ndodhur një përleshje mes autorit të dyshuar dhe viktimës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sakaq, autori i dyshuar u arrestua në një aeroport në Greqi, në tentativë për t’u arratisur.

()

Arena e Lajmit

Ushqimi ende në komodinë, gjithçka rrëmujë/ Pamjet nga dhoma ky dyshohet se u përleshën autori dhe recepsionisti në Dhërmi para vrasjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook