Shqipëria 1-0 Azerbajxhani
Shqipëria sfidon Azerbajxhanin në Hungari, me fillimin prej orës 19.00. Për ndeshjen miqësore, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur për titullarët, me të cilët skuadra do zbresi në fushë.
Përveç konfirmimeve, numri një i pankinës ka preferuar të bëjë disa ndryshime. Ky është testi i fundit miqësor para Europianit të verës, që nis pas pak ditësh.
SHQIPËRIA: Strakosha: Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Broja, Seferi.
AZERBAJXHANI: Mahammadal: Mammadov, Huseynov, Mustafazade, Jafarguliyev: Makhmudov, Diniyev, Isaev: Sheydaev, Bayramov, Emreli.
Minutë pas minute:
45- Mbyllet fraksioni.
38- Bajrami gjuan nga goditja e dënimit, devijon portieri.
25- Provon Isaev, pa rezultat. Rezultati mbetet 1-0.
23- Azerbajxhani provon të reagojë, i afrohet golit. Emreli nuk shfrytëzon mundësinë e artë
11- Gol Shqiperia. Realizon Bajrami, goditje e bukur e mesfushorit kuqezi!
10- Seferi provon të japë një top nga krahët, ideja e tij kuptohet nga prapavija e Azerbajxhanit.
8- Ritëm i ulët në minutat e para, ekipet studiojnë njëra-tjetrën.
1- Nis ndeshja.
(J.S/)