Vota e diasporës, Meta: Do të rrisë kualitetin e politikbërjes në Shqipëri, e paimagjinueshme që vendimi i Kushtetueses nuk zbatohet

Albion Meta nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në emisionin Sintezë në News24, foli për hapat që duhen hedhur për të garantuar të drejtën e votës për diasporën.

Meta tha se vota e diasporës nuk është çështjes flamujsh mes partive politike, por është një çështje që duhet të marrë zgjidhje.

“Është e paimagjinueshme që një vendim i Gjykatës Kushtetuese të mos merret në konsideratë nga institucionet e tjera.

Mendoj se e drejta e votës së diasporës shqiptare nuk ka lidhje me njërën apo tjetrën palë politike, por është një objektiv final, një tendencë për të rritur kualitetin e të bërjes politikë në Shqipëri.

Ne kemi skenarin më optimist, që na bën që të mendojmë pozitivisht se kjo nismë, pra vota e diasporës do të bëhet realitet”, tha Meta.

Sipas tij, nëse kjo e drejtë mohohet, do të krijojë një tjetër imazh negativ për Shqipërinë, qoftë edhe për integrimin e saj në BE.

Meta tha se shtete të afërta me ne, si Kroacia apo Kosova, e kanë një praktikë efikase dhe eficente.

 

 

 

 

 

Arena e Lajmit

Vota e diasporës, Meta: Do të rrisë kualitetin e politikbërjes në Shqipëri, e paimagjinueshme që vendimi i Kushtetueses nuk zbatohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook