Zgjedhjet në BE, gazetari: E djathta ekstreme nuk ia del në Holandë. Cilat janë shtetet europiane ku votohet sot

Vazhdojnë të mbahen në vende të ndryshme të BE-së zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Gazetari Klevin Muka në një lidhje me News 24 nga Brukseli tha se sondazhet në Holandë, ku u mbajt votimi tregojnë se e djathta ekstreme ka pasur rritje, por se nuk ka arritur të fitojë shumicën e ulëseve që i takojnë në Parlamentin Europian.

Ndërsa, sot pritet që të votohet në vende si Irlanda e Çekia, nesër votohet në Maltë dhe në Sllovaki, ndërsa të dielën do votohet në shumicën dërrmuese të vendeve të BE-së. Të hënën pritet të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve.

Klevin Muka: Sondazhet paraprake në Holandë kanë treguar se blloku i laburistëve me Të Gjelbërit kanë fituar 8 vende, ndërsa e djathta ekstreme ka fituar 7, së paku sipas sondazheve. Me këtë rezultat ka një shpresë për të majtët. Gjithsesi, e djathta ekstreme në Holandë ka një përmirësim, por se sërish e djathta ekstreme nuk ka mundur të jetë mazhorancë. Për sondazhet, marzhi i gabimit është i vogël. Uilders, që është politikan i së djathtës së Holandës nuk ka mundur të fitojë. Sot është hapur votimi në Irlandë. Çekia hap votimin në 2 të drekës. Është Malta e Sllovakia të shtunën ku do mbaehen zgjedhje dhe të dielën janë vendet e tjera të BE-së. Të hënën do të shikohet sesi do të ndahen 705 ulëset në Parlamentin Europian. E djathta ekstreme shihet si një lloj rreziku edhe për vetë BE-në.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në BE, gazetari: E djathta ekstreme nuk ia del në Holandë. Cilat janë shtetet europiane ku votohet sot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook