Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE-së dhe që kanë të drejtë vote, që në zgjedhjet për Parlamentin Europian të votojnë për kandidatët e së djathtës, si dhe për kandidatët shqiptarë kudo që janë.
“Në emër tuaj dhe të PD dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë.
Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë.
Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan”, tha Berisha.