Aksidentoi për vdekje kalimtarin në autostradën Laç-Mamurras, pranga 21-vjeçarit

Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, vihet në pranga 21-vjeçari. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.

“Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga shtetasi E.B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
()

Arena e Lajmit

Aksidentoi për vdekje kalimtarin në autostradën Laç-Mamurras, pranga 21-vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook