Aksidentoi turisten 33-vjeçare nga Nepali, Gjykata e Beratit cakton “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emiljo Zema

Masa e sigurisë u krye në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, ku Zema është nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motorr tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th,33-vjeçe.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat,ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve,pas plagëve të marra nga aksidenti.

Duke parë dinamikën e aksidentit,ku 20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara,ku turistja ka rezultuar se i ka prerë rrugën motorrit në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës,pa qënë në vijat e bardha dhe duke vlerësuar edhe dëmtimet e marra nga të dyja palët,prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për vepren penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit,gjyqtarja Lumturi Zhupa,ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

NGJARJA

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë në qendër të qytetit,tek Ura Varur. Motorri,me targa BP 293,që drejtohej nga 20-vjeçari Emilio Zema,duke qarkulluar nga Ura e Goricës në drejtim të Urës së Varur,ka goditur një tursite nga Nepali,që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën,e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja S.Th,33-vjeçe dhe drejtuesi i motorrit,Emilio Zema,20-vjeç,janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku 20-vjeçari ndodhet ende i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të shumta që ka marrë,ndërkohë që turistja 33-vjeçe S.Th,pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore,është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Aksidentoi turisten 33-vjeçare nga Nepali, Gjykata e Beratit cakton “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emiljo Zema

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook