Deklaratat e Ramës për RAI3/ Gazetari italian për News24: Iu dhamë zë përfaqësuesve të institucioneve. Ahmetajt, ishte i besuari i kryeministrit për 15 vite

Emisioni “Report” në Radio Televizionin Italian prej ditësh ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri, duke ngjallur njëherësh debate dhe replika. Pas transmetimit të materialit ku përfshihej edhe intervista me kryeministrin e Shqipërisë, Rama ka kritikuar ashpër programin Italian dhe produktin e transmetuar duke vënë paralele me ish sigurimin e shtetit.

“Kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane. Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative”, ka deklaruar Rama.

Pas reagimit të parë përmes një videoje, nga Gjadri ku po bëhen gati strukturat pritëse për emigrantët sipas marrëveshjes me qeverinë italiane dhe përkrah kryeministres Giorgia Meloni, Shefi I qeverisë shqiptare rikujtoi atë që e cilëson si “baltë e hedhur mbi Shqipërinë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive”. Polemika vijoi edhe të enjten, ku në një postim në Twitter, kryeministri shqiptar ndërsa kritikon opozitën, përmend edhe programin e RAI3.

Televizioni News 24, i ka dërguar Radio televizionin Italian një kërkesë për koment mbi deklaratat e kryeministrit shqiptar. Në përgjigje të e-mailit tonë, një reagim ka ardhur nga gazetari Sigfrido Ranucci, njëherësh, drejtuesi i programit të njohur investigativ ‘Report’ në RAI3. Ne kete komunikim, Ranucci mbron punën e tij dhe ndërsa i referohet Arben Ahmetajt, thotë se ai ka qenë në fakt, për 15 vite, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit shqiptar.

“Report” ka bërë një punë rigoroze me dokumente institucionale italiane dhe shqiptare dhe u ka dhënë zë disa përfaqësuesve institucionalë shqiptarë, përfshirë ish-zëvendëskryeministrin që ka fituar besimin e Ramës për rreth 15 vjet”, tha Ranucci. Programi i RAI 3 është marrë me ndërtimet, ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, qendrën e pritjes së emigrantëve, krimin e organizuar e të tjerë.

()

Arena e Lajmit

Deklaratat e Ramës për RAI3/ Gazetari italian për News24: Iu dhamë zë përfaqësuesve të institucioneve. Ahmetajt, ishte i besuari i kryeministrit për 15 vite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook