Dita e tretë e zgjedhjeve në PE, gazetari: Fratelli d’Italia dhe partia e Marine Le Pen favorite në Itali e Francë, rritje votash për ekstremin e djathtë

Sot është dita e tretë e zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe po mbahen zgjedhje në disa shtete të BE-së si në Itali, Sllovaki, Letoni, Maltë dhe Çeki.

Gazetari Klevin Muka në një lidhje live me News 24 nga Brukseli tha se partitë e ekstremit të djathtë kanë njohur rritje të konsiderueshme në vota. Sipas tij, në Itali dhe në Francë janë favorite partia e Melonit dhe e Marine Le Pen.

Gazetari Klevin Muka: Sot do të votojnë disa shtete europiane për PE si në Itali, Sllovaki, Letoni, Maltë dhe Çeki. Dje ka pasur votime në Irlandë. Irlandezët sipas sondazhit kanë votuar të majtët. Partitë e djathta po fitojnë terren në zgjedhje. Partitë Popullore Europiane pritet të kenë 138 ulëse, sipas sondazheve, socialistët pritet të kenë 136 ulëse.

Partitë Popullore Europiane duhet të krijojnë koalicion për të fituar. Ursula Von der Leyen pritet të rizgjidhet presidente e Komisionit Europian. Frateli d’i Italia pritet të domonojë në Itali dhe e djathta ekstreme e Marine Le Pen pritet të fitojë edhe në Francë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dita e tretë e zgjedhjeve në PE, gazetari: Fratelli d’Italia dhe partia e Marine Le Pen favorite në Itali e Francë, rritje votash për ekstremin e djathtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook