Humbje “shokuese” për Anglinë/ Southgate: I mirëkuptoj kontestimet e tifozëve

Kur Euro 2024 po “troket”, të premten në mbrëmje u zhvilluan të tjera takime miqësore, të cilat u shërbejnë teknikëve për të zgjidhur edhe dilemat e fundit në prag të evropianit. Në fushën zbriti edhe kombëtarja e Gareth Southgate, në Wembly, përballë përfaqësueses së Islandës.

Por kur të gjithë prisnin triumfin e “Tre Luanëve” në shtëpinë e tyre, Islanda i shkaktoi kombëtares angleze, një humbje të hidhur, pikërisht 7 ditë përpara nisjes së kompeticionit.

Islanda e fitoi takimin 1 me 0, me një ndeshje që u vendos që në fillim me golin e shënuar në minutën e 12-të nga ana e Thorsteinsson. Përfaqësuesja angleze u shfaq e pafuqishme përgjatë gjithë takimit, pavarësisht aktivizimeve të Southgate në fraksionin e dytë. Një humbje që pavarësisht se vjen në një test miqësor, nuk kaloi pa u kontestuar nga tifozët anglezë, madje në përfundim të sfidës u dëgjuan edhe vërshëllima nga shkallët e stadiumit, për performancën e të besuarëve të Southgate.

Ky i fundit i pyetur nga gazetarët në përfundim të ndeshjes u shpreh se skuadra e tij nuk zhvilloi një ndeshje të mirë dhe me të drejtë tifozët mbetën të pakënaqur.

“ I mirëkuptoj reagimet e tifozëve. Nuk zhvilluam një ndeshje për t’i lënë ata të kënaqur. Krijuam shumë raste për gol, të cilat nëse do t’i kishim finalizuar me sukses, do t’i kishin dhënë një tjetër drejtim zhvillimit të lojës”, theksoi ndër të tjera Southgate.

Në fund ai u shfaq i shqetësuar për dëmtimin e Stones. Qendërmbrojtësi u detyrua të “braktis” sfidën që në fillim, pas një dëmtimi që mori në gju.

Në ditët në vijim do të shikohet nëse John Stones do të jetë apo jo i gatshëm për sfidën e parë të “Tre Luanëve”, atë përballë Serbisë.

Arena e Lajmit

Humbje “shokuese” për Anglinë/ Southgate: I mirëkuptoj kontestimet e tifozëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook