Paditë për shfuqizimin e ligjeve “Për tatimin mbi të ardhurat”, “Për akcizën” dhe vendimin e çmimeve të referencës, sipas juristëve mbrojnë parimet kushtetuese për lirinë ekonomike, sigurinë juridike dhe barazinë mes tatimpaguesve. Shoqatat e biznesit dhe avokatët paralajmërojnë se, nëse Kushtetuesja rrëzon ankesat e tyre, jo vetëm rrezikohet nxitja e evazionit, por pas Reformës në Drejtësi krijohet precedenti i mosruajtjes së Kushtetutës
Nga 29 mijë biznese të profesioneve të lira e deri te prodhuesit e birrës industriale artizanale, si dhe ndërtuesit janë në pritje të vendimeve që Gjykata Kushtetuese do të marrë në muajin Qershor për paditë e ndryshimeve ligjore.
Ndër ndryshimet ligjore më të rëndësishme të ankimuara në Kushtetuese nga shoqatat e bizneseve është ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi me profesionet e lira nga 1 janari 2024, ndryshimi në ligjin “Për akcizat”, që dyfishoi akcizën te prodhuesit vendas nga 1 janari 2023, dhe ndryshimi i vendimit për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve në 32 zona kadastrale në Tiranë prej muajit gusht të vitit të kaluar.
Për juristin Aigest Milo, partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO & ASSOCIATES”, në secilën nga kërkesat, elementi i parë i kontestuar është shkelja e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe elementi i dytë, shkelja e parimit të sigurisë juridike.
“Në mendimin tim, të tria kërkesat, në një mënyrë ose një tjetër, dhe kush më pak e kush më shumë janë të mirëbazuara. Është për të ardhur keq që politikat fiskale anashkalojnë parime të rëndësishme të kuadrit ligjor në Shqipëri”, pohon ai.
Edhe drejtuesit e shoqatave pohojnë njëzëri për “Monitor” se ndryshimet ligjore kanë cenuar parimet e lirisë së ekonomisë, së barazisë mes tatimpaguesve dhe të sigurisë juridike.
Shoqatat e bizneseve i vlerësojnë se ndryshimet ligjore të menjëhershme dhe të pakonsultuara po ndikojnë negativisht te bizneset, ndërsa mund të aplikohej rritje e taksave e skeduluar në vite.
Për rrjedhojë, ndryshimet në politikat fiskale kanë ngarkuar sipërmarrësit për sektorë të ndryshëm të ekonomisë me kosto shtesë deri në 40%, e reflektuar në rritje 20% të çmimeve.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është paditur 4 herë në Kushtetuese nga grupi parlamentar i PD-së, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar IEKA, nga avokati Lulzim Alushaj dhe 151 profesionistë të lirë, si dhe nga Shoqata e Autoshkollave.
Seanca e parë është përcaktuar të mbahet më 18 Qershor.
Ndryshimet e ligjit 61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë”, që sollën nga 1 janari 2023 dyfishimin e akcizës për prodhuesit e birrës janë ankimuar nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive.
Tashmë, në Kushtetuese është zhvilluar seanca e parë më 16 maj dhe pritet marrja e vendimit më 28 Maj.
Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar me rritjen e çmimeve të referencës. Seanca e parë, që do të jetë publike, ishte përcaktuar të zhvillohej më 18 Qershor 2024, por është shtyrë për në 12 Shtator.
A janë të mbështetura juridikisht kundërshtimet e bizneseve?
Juristi Aigest Milo tha se problematikat që trajtojnë të tria çështjet në thelb lidhen me mungesën e theksuar të marrjes në konsideratë nga aktorët institucionalë të rekomandimeve të bëra nga grupet e interesit dhe mbi të gjitha, nga injorimi ndaj të drejtave dhe lirive të garantuara nga Kushtetuta.
“Më konkretisht po të analizojmë secilën nga kërkesat, elementi i parë i kontestuar është shkelja e lirisë së veprimtarisë ekonomike.
Ligjet e miratuara në Parlament, në një mënyrë ose në një tjetër, e kushtëzojnë veprimtarinë ekonomike të aktorëve të caktuar (ndërtuesit, prodhuesit e birrës, profesionet e lira) pa ndonjë shkak të përligjur apo interes publik, ose në mënyrë joproporcionale me objektivat e shpallur.
Elementi i dytë është shkelja e parimit të sigurisë juridike, i cili në thelb kërkon që politikat fiskale të mos improvizohen siç ndodh shpesh, të mos ndryshohen nga njëri vit në tjetrin, por të jenë të parashikueshme në mënyrë që edhe aktorët ekonomikë të përshtaten.
Rritja e çmimeve të referencës cenon gjithashtu, kur shtrihet edhe për lejet e ndërtimit të miratuara, edhe parimin se detyrimet fiskale nuk mund të kenë efekt prapaveprues, pra duke rritur në këtë mënyrë artificialisht kostot e shoqërive të ndërtimit (dhe çmimit final për konsumatorët).
Ligji për tatimin mbi të ardhurat shkel edhe dy parime të tjera, atë të barazisë përpara ligjit, së pari, i cili në thelb konsiston në faktin që aktorë në situata të ndryshme nuk mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë dhe aktorë në një situatë të njëjtë në mënyra të ndryshme.
Ai shkel edhe parimin e rezervës ligjore, që është paksa më teknik, por që në thelb ndalon Kuvendin që të delegojë fuqinë rregulluese të ligjit tek organe të tjera (në këtë rast Këshilli i Ministrave) pa vendosur parametra të qartë dhe të kuptueshëm”.
Në ndryshimet e politikave fiskale, sipas tij, siguria juridike është një nga parimet kushtetuese, i cili shkelet më shpesh në Shqipëri, për shkak të përmirësimeve të improvizuara që në shumë raste hedhin poshtë rregullimet e paraardhësve.
Z. Milo paralajmëron se nëse Kushtetuesja do të vendosë të rrëzojë kërkesat e palëve të interesuara, kjo vendimmarrje jo vetëm do të nxisë evazionin fiskal, por nuk përcjell mesazhin për dhënien e shpresës se Gjykata Kushtetuese mbetet gardiane e rendit kushtetues.
Prodhuesit e birrës
Ndryshimet në ligjin e akcizës, që nisën zbatimin më 1 janar 2023 janë ankimuar në Kushtetuese nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive. Avokati Sajmir Laçej, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, përfaqësues ligjor për padinë dërguar gjykatës, tha se ndryshimet në ligjin “Për akcizat” që sollën dyfishim të taksës te prodhuesit vendas kanë cenuar parimet Kushtetuese të lirisë ekonomike, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike të parashikuara në nenet 11, 17, 41 të Kushtetutës.
Sipas tij, ndryshimet janë edhe në kundërshtim me nenin 34 “Ndalimi i diskriminimit fiskal” dhe nenin 70 “Mbi përafrimin e legjislacionit” të Marrëveshjes së MSA-së, mes Shqipëri dhe vendeve të BE-së.
Z. Laçej nënvizoi se politika e mëparshme fiskale ishte e konsoliduar në mbështetje të prodhuesve vendas, sipas modelit të Bashkimit Europian, ndërsa shkalla e re e tarifimit diskriminon prodhuesit vendas, në raport me importuesit e mëdhenj.
“Heineken” operon me 165 fabrika birre në mbi 70 vende të botës ku prodhon mbi 188 milion HL birrë në vit. Në Shqipëri, gjatë vitit 2023, janë prodhuar 360 mijë HL, sa 0,19% e prodhimit vjetor të vetëm të markës “Heineken”.
Si mund të mbijetojë një prodhues nën 200 mijë HL në vit, në Shqipëri apo BE, duke konkurruar me marka që përfaqësojmë modelin më të avancuar të ekonomisë së shkallës me kosto lëndësh të para, shpërndarje dhe marketingu 20-25% më të ulëta për njësi”.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera, më herët gjatë seancës së zhvilluar në Kushtetuese më 16 Maj tha se ndryshimet për unifikimin e akcizës adresojnë problemet me informalitetin te prodhuesit vendas dhe tek importuesit nga rajoni.
Ai theksoi se të paktën 4-5 tatimpagues të mëdhenj të birrës, që hyjnë te bizneset VIP, janë trajtuar për një periudhë 12-vjeçare bazuar në një direktivë të BE-së, e cila lejon, por nuk detyron që prodhuesit e vegjël lokalë, të mund të kenë një tarifë të reduktuar krahasuar me impiantet e tjera të industrisë prodhuese.
“Në vitin 2012, kur u hartua ligji i akcizës, që bazuar në rekomandimet e direktivës së BE-së u përcaktua të aplikohej diferencimi i shkallës së akcizës së diferencuar, ishte një masë mbështetëse për prodhuesit vendas, sepse të gjithë konsideroheshin nën këtë limit.
Kjo masë do të duhej të shërbente për rritjen e prodhuesve vendas dhe për kalimin nga një operator me sasi të vogla prodhimi në një operator me sasi të madhe prodhimi.
Në periudhën 2012-2022 vërehet se askush prej tyre nuk i tejkaloi këto pritshmëri, sikurse i ka direktiva, edhe pse ishin marka të mëdha në treg dhe dolën edhe në eksport. Te prodhuesit nuk u vërtetua arsyeja e zbatimit të kësaj mase.
Së dyti, tarifa e diferencuar e akcizës krijoi precedent në prodhim. Operatorët synonin të mos kalonin pragun e prodhimit prej 200 mijë hl që të përfitonin tarifën e përgjysmuar. Ndërsa në rastin më të keq, nëndeklaronin ose nuk deklaronin pjesën e prodhimit mbi 200 mijë Hl.
Kjo tregoi që një vendimi i logjikshëm, siç ishte ai që u mor në 2012 për rritjen e prodhuesve nuk arriti të përmbushte objektivin e synuar. Theksojmë se tarifën e përgjysmuar nuk e përfitonin vetëm prodhuesit vendas, por edhe ata të huaj.
Nëse në 2022, në vend janë konsumuar 100 mln litra birrë, nga të cilat 50 mln litra vendi me tarifë të përgjysmuar dhe 50 mln litra birrë e huaj me 70% e prodhuar me tarifë 710 lekë dhe 30% me tarifë të reduktuar.
Tashmë kësaj tarife të unifikuar do t’i nënshtrohet edhe ky 30% brenda 100% të birrës së importit që kishin krijuar probleme të mëdha me administrimin doganor, pasi ishte shumë e vështirë të verifikohet administrativisht që një fabrikë e vogël në Çeki apo Maltë ishte prodhues nën 200 mijë Hl.
Edhe importuesit po abuzonin me tarifën e diferencuar. Për t’i kapërcyer problemet me prodhuesit, abuzimet nga importuesit, u mor vendimi për unifikimin e saj. Nuk gjykojmë që ky ndryshim ndikon te prodhuesit deri te mbyllja e tyre”, tha ai.
Nga ndryshimet në ligjin “Për akcizën” janë prekur edhe punishtet e birrarive artizanale, që tashmë janë pjesë e padisë dërguar Kushtetueses, ku kërkohet shfuqizimi i ndryshimeve.
Sipas llogaritjeve të Kryetarit të Shoqatës së Mikrobirrarive, Xhim Begeja, për 1 litër birrë të prodhuar, paguajnë 110% më tepër akcizë se më parë.
Detyrimi për akcizën zë 40% të kostos së përgjithshme për këta prodhues.
“Formula e llogaritjes me tarifimin e mëparshëm ka qenë 360 lekë x 4% alkool = 1,440 lekë akcizë për 100 litër birrë apo 14,4 lekë litër. Me ndryshimin e akcizës është bërë 744 x4% = 29,76 lekë për 100 litër birrë ose 29,76 lekë për litër. Detyrimi për akcizën është rritur 110%.
Pra birrat tona dalin me 4,8% alkool, sepse e tillë është teknologjia e prodhimit.
Sa më i lartë është alkooli, aq më shumë rritet detyrimi për akcizën. P.sh për 1 litër birrë të prodhuar me 5,2% alkool x 744 akciza = 3,869 lekë akcizë për 100 litër ose 38,69 lekë për litër.
Detyrimi për akcizën zë 52% të kostos materiale apo 35 deri 40% të kostos së përgjithshme”, pohon Begeja.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare, Xhim Begeja, birraritë e vogla kanë rritur çmimet për të mbijetuar, por njëkohësisht kanë ulur sasinë e prodhimit për shkak të konkurrencës së birrave të importit. Në total janë 10 birrari të vogla, si: birra “Puka”, “Pan”, “Dyst”, “Birra e Gjyshit”, “Gjallica”, “Karabash”, “Birra e Shtëpisë” Lushnjë, “Saraçi”, “Altenberg” dhe “Brahause Beer”, që së bashku prodhojnë rreth 3,000 HL në vit.
Për këtë arsye, Shoqata e Mikrobirrarive i ka kërkuar Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përjashtojë 10 prodhuesit artizanalë nga detyrimi për akcizën dhe detyrimi për kryerjen e DSHA (deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli).
Apo tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA.
Shoqata e Ndërtuesve
Shoqata e Ndërtuesve së Shqipërisë ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar me rritjen e çmimeve të referencës. Seanca e parë, e parashikuar të zhvillohej më 18 Qershor 2024 me kërkesë të ankimuesve, është shtyrë për t’u mbajtur më 12 Shtator.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, tha për “Monitor” se arsyeja e ankimimit të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave është se zbatimi i tij cenon sigurinë juridike të bizneseve dhe është diskriminues.
“Para vitit 2018, taksa e ndikimit në infrastrukturë për Tiranën ishte sa 4% e kostos së ndërtimit.
Kjo metodologji ishte më e matshme. Më 2018, me marrjen e vendimit për llogaritjen e taksës së ndërtesës mbi çmimet e referencës, ndryshoi norma tatimore e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe metodologjia e llogaritjes.
Pra taksa e ndikimit të infrastrukturës arriti 8% dhe llogaritet mbi çmimet mesatare të shitblerjes. Metodologjia për llogaritjen e taksës nuk është e drejtë.
Çmimi mesatar i referencës së apartamenteve ka qëllim tjetër, nuk kanë për qëllim të llogarisin dhe të rrisin detyrimin e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Nëse i referohemi pikës së parë të vendimit përcaktohet qartë që çmimet referencë kanë për qëllim të rregullojnë çmimet e shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi, sipas qyteteve për çdo bashki.
Ndryshimi i vendimit është diskriminues, pasi rritja e çmimeve mesatare refereruese u miratua vetëm për qytetin e Tiranës. Përveç kësaj, ndryshimet cenojnë sigurinë juridike të bizneseve.
Rritja e çmimeve të referencës u bë në mënyrë të befasishme, të palajmëruar dhe e paparashikuar në buxhet.
Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë këtë VKM, pasi siç e theksova, çmimi i referencës së shitblerjes së apartamenteve nuk duhet të lidhet me taksat që ndërtuesi paguan në bashki”, pohon ai.
Harizi tha se rritja e çmimeve të referencës shtoi mesatarisht 40% detyrimet e taksës së infrastrukturës dhe deri në 300 euro/m² çmimet e shitjes së apartamenteve.
“Në 10 vitet e fundit, kostot e sektorit të ndërtimit në Tiranë janë 12-fishuar. Në vitin 2023, vetëm nga shtimi i detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë, çmimet e apartamenteve u rritën rreth 300 euro për metër katror, në varësi të zonave”, nënvizon z. Harizi.
Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja u nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera.
Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.
Për Tiranën, është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri në 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritje të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si: Kashar, Petrelë, Prezë, Farkë dhe Dajt.
Në vitin 2023, rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, kundrejt peshës prej 55% që zuri në vitin 2022.
Profesionet e lira
Në betejën ligjore në Kushtetuese janë edhe bizneset e profesioneve të lira. Deri tani, ligji i ri është ankimuar 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht, në muajt shkurt, nga grupi parlamentar i PD-së, një tjetër padi në muajin mars u dërgua nga kontabilistët dhe audituesit (IKM dhe IEAKA), më pas u dërgua ankesa për shfuqizim edhe nëpërmjet një padie masive nga 400 profesionistë të ndryshëm.
Padia e katërt u depozitua nga Shoqata e Autoshkollave. Nga Gjykata Kushtetuese është përcaktuar më 18 Qershor mbajtja e seancës së parë së shqyrtimit të 3 padive të para.
Avokat Alushaj, iniciuesi i padisë masive të dërguar në Kushtetuese nga profesionistët e lirë më herët u shpreh për “Monitor” se arsyeja kryesore e dërgimit të kërkesës për shfuqizimin e ligjit është antikushtetutshmëria, duke marrë në konsideratë cenimin e barazisë, së profesionit, të shtetit të së drejtës apo dhe të konkurrencës.
“Ligji i cituar më sipër është antikushtetues dhe për këtë arsye i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetues me kërkesën urgjente të pezullimit të efekteve të nenit 12, pika 1, nenit 24, pika 2, nenit 69, pika 1, shkronja “dh” dhe shkronja “ë” të Ligjit nr. 29/2023 dhe nenit 4 të VKM nr. 753, datë 20.12.2023 derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.
Ligjit dhe VKM-së së kundërshtuar ju është bërë një ekzaminim substancial, në një Kërkesë që së bashku me provat e aktet e përfaqësimit shkojnë në 660 faqe, kryesisht janë marrë në konsideratë:
Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit; Cenimi i lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe profesionit; Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike – Parimet e sigurisë juridike dhe mbrojtja e pritshmërisë së ligjshme;
Paragjykimi i hyrjes në profesionet e lira dhe rëndësinë e vazhdueshmërisë së profesioneve të rregulluara (ose jo); Cenimi i drejtpërdrejtë i konkurrencës dhe ngritja artificiale e çmimeve të shërbimeve, arsyetimi mbi pasojat që sjell aplikimi i Ligjit dhe pezullimin e pjesshëm të tij etj.”, nënvizon avokat Alushaj.
Drejtues të IKM pohuan më herët për “Monitor” se pretendimet në lidhje me shkeljet kushtetuese janë:
1.Cenimi i parimit të barazisë para ligjit;
2.Shkelja e së drejtës themelore të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të profesionit;
3.Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike; 4.Cenimi i parimit të rezervës ligjore në fushën tatimore dhe hierarkisë së normave.
Të njëjtat argumente ligjore dha edhe deputetja Jorida Tabaku se pse nga grupi parlamentar u kërkua shfuqizimi i ligjit, pasi cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë para ligjit.
Sipas Tabakut, ndryshimet e taksimit vijnë pas vështirësive ekonomike të ndikuara nga tërmeti i 2019-s dhe pandemisë së Covid-19.

Z. Harizi tha se rritja e çmimeve të referencës shtoi mesatarisht 40% detyrimet e taksës së infrastrukturës dhe deri në 300 euro/m² çmimet e shitjes së apartamenteve.

Sipas Tabakut, ndryshimet e taksimit vijnë pas vështirësive ekonomike të ndikuara nga tërmeti i 2019-s dhe pandemisë së Covid-19./ Dorina Azo – Monitor
()