Nisja e sezonit turistik, Vasili: Vlora mbetet ditë të tëra pa ujë, plehrat janë sheshit

Deputeti i PL, Petrit Vasili është shprehur në rrjetet sociale se në nisjen e sezonit turistik në qytetin e Vlorës ka problematika si mungesa e ujit apo ndotja.

Ai u shpreh se në qytetin bregdetar ka mungesë të ujit për ditë të tëra, ndërsa në Orikum “plehrat janë sheshit”.

Sipas tij turizmi nuk mund të bëhet në këto kushte dhe turistët “nuk gënjehen dot me pamjet e lungomares që poston Rama”.

Reagimi i plotë:

Pamje tronditese nga Vlora, kaos ne sezon turistik, le ti postoje Edi Rama ne se ja mban!
Shihni keto foto me pamje nga Vlora, jane vertet tronditese megjithese sezoni turistik ka filluar.
Cdo dite e sezonit eshte shume e çmuar dhe gjithshka duhet te ishte gati dhe rregulli e pastertia duhet te mbizoteronte ne te gjithe territorin e bashkise se Vlores.
Por shihni pamjet jane trondite dhe skandaloze, prova te genjeshtrave pa fund te Rames dhe qeverise me miliona turiste.
Vlora tashmë ne sezon turistik mbetet dite te tera pa uje dhe uji i pijshem shperthen ne mes te qytetit.
Ne zonen me turistike pyjore punimet e ndertimit leshojne tym pa fund dhe pluhura duke demtuar gjithshka qe nga pejsazhi, cilesia e ajrit, demtim te prodhimeve bujqesore.
Ndersa plehrat i sheh sheshit ne Orikum, qe eshte nje destinacion turistik shume i rendesishem.
Rruge qe rikonstruktohen pikerisht ne sezon ne mes te qytetit sepse korrupsioni ne ate kohe ja kerkon.
Kjo eshte Vlora ne sezonin turistik megjithese sezoni vete eshte teper i shkurter.
Shihni sa te paket jane turistet.
Turizmi nuk behet dhe Turistet nuk genjehen dot më me pamjet e Lungomares qe poston mashtruesi Edi Rama dhe turistet nuk do te pushojne ne Lungomare.
Le ti postoje keto foto te ketij realiteti dramatik Edi Rama ne se ka këllqe dhe le te tregoje te verteten.
Por korrupsioni babezia per te zhvatur cdo gje ne Vloren e bukur i ben edhe me te neveritshem keta llafazane te paafte e te korruptuar rilindas qe kane rrembyer pushtetin dhe presin shqyejne e bejne propagande idiote.

Arena e Lajmit

Nisja e sezonit turistik, Vasili: Vlora mbetet ditë të tëra pa ujë, plehrat janë sheshit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook