“Opozita të reformohet që të fitojë”, Doda: Të zgjedhin një kandidat për kryeministër përtej palëve, të mbizotërojë interesi i përgjithshëm mbi atë personal

Deputetja Mesila Doda, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 deklaroi se opozita e vendit mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse reformohet.

Doda theksoi se opozita duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër përtej palëve dhe të mos shihet vetëm interesi i ngushtë vetjak.

Mesila Doda: Opozita nëse vazhdon me egon e vet, nuk do të bëjë asgjë të hajrit. Nëse opozita gjen emër që tejkalon çdo ndasi, që do të marrë votën e pjesës gri, atëherë opozita do të ketë shanse reale.

Opozita duhet të reformohet që të fitojë. Edhe kush e merr vulën nuk më intereson, sepse e trajtuan që kush e merr atë vulë është opozita, por politika nuk është matematikë apo pazar. Nuk mund të jetë opozita dot vetëm me persona që kanë interesa personale.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Opozita të reformohet që të fitojë”, Doda: Të zgjedhin një kandidat për kryeministër përtej palëve, të mbizotërojë interesi i përgjithshëm mbi atë personal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook