OPTA “elozhe” Asllani-t: Mesfushori i Interit më i miri në pasime

Kristjan Asllani është padyshim “xholi” i kombëtares tonë. Mesfushori i Interit në sajë të kaulitetit të tij, pritet që të jetë “truri” i mesfushës së skuadrës së teknikut Sylvinho këtë evropian.

Elbasanasi është dalluar edhe tek skuadra e Interit këtë sezon, pavarësisht se nuk mori minutat e nevojshme me ziklatrit, kjo edhe për faktin se në pozicionin e tij tek skuadra e Inzhagit luan turku Hakan Çalhanoglu, një prej mesfushorëve më të mire në botë, në rolin e tij.

Megjithatë performanca e Asllanit këtë sezon nuk i ka shpëtuar vëmendjes së një prej sajt-eve, më të specializuara dhe të famshme ndërkombëtare, sai përket statistikave, siç është OPTA.

Sipas OPTA-s, mesfushori i kombëtares tonë, është lojtari që ka patur më shumë saktësi pasimi në kampionatin Italian.

“Kristjan Asllani ka pasur një saktësi pasimi prej 93% me Interin, më e larta krahasuar me çdo mesfushor në Serinë A. Në krahasim janë përfshirë mesfushorët që kanë kontribuar me të paktën 500 pasime gjatë sezonit”, thuhet në përshkrimin e OPTA-s, që ndër të tjera ka publikuar edhe një hartë të pasimeve të Asllanit.

Asllani Pasime

Arena e Lajmit

OPTA “elozhe” Asllani-t: Mesfushori i Interit më i miri në pasime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook