Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Milano.
Balliu theksoi se Rama nuk takon në Milano shqiptarët e diasporës, por administratën e vet, që e merr kudo që bën ture. Sipas Balliut, turet e Ramës në Athinë, Milano e kudo në Europë duhet të hetohen, sepse janë ture për PS-në, që bëhen me paratë e shqiptarëve.
Klevis Balliu: Edi Rama nuk takon diasporën, por administratën e vet. Diaspora nuk e do Ramën, sepse ai i largoi dhe i përbuzi teksa largoheshin. Rama zhvillon takime propagandistike, që duhet të hetohen.
Nuk kuptohet pse i bën Rama këto takime, shihni ndonjë rezolutë? Nuk e kuptoj pse duhet të financojmë një fushatë të PS. Pse shteti shqiptar duhet të financojë një fushatë të PS? U zgjidhën hallet në Shqipëri dhe do zgjidhë problemet e tjera?
(balkanweb)