Turizmi malor, Rama: Do të mbështesim ngritjen e bujtinave. Për kreditë, barrën kryesore ta ketë shteti

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot të ftuar në podcastin e tij dy zonja, Fatmira dhe Arjola të cilat kanë hapur bujtina, njëra në Gur të Bardhë, në Mat, në veri të Shqipërisë dhe tjetra në Nivicë, në malësinë e Labërisë.

Rama foli për një mbështetje financiare në dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, ku barrën kryesore do ta ketë shteti. Një tjetër problem që sipas Ramës që do të marrë zgjidhje është dhe legalizimi i tokave ku nuk është bërë ndarja e 7501. “Do të lehtësojmë dhe këtë” tha Rama. Fatmira pranoi se është e nevojshme mbështetja e shtetit.

“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek trualli i të parëve në male, vë bastin më të sigurt. Nuk është e lehtë por në fund të muajit llogaria del më mirë, që të mos flasim më pas për radiografinë e mushkërive. E sigurt që do na përcillni ne në mes të Tiranës” -tha Rama.

()

Arena e Lajmit

Turizmi malor, Rama: Do të mbështesim ngritjen e bujtinave. Për kreditë, barrën kryesore ta ketë shteti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook