Berisha: Duhet të nisim një mision të ri të frymëzuar nga…

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023, tha se duhet të nisim një mision të ri, një mision shpëtimtar të frymëzuar nga qëndrestarët dhe qëndrestaret e çdo nate që ngrini zërin për çdo vështirësi.

“Çdo  qytetar i këtij vendi që e ndjen veten sadopak shqiptar, që e sheh Shqipërinë se si tretet para syve të tij, sheh pasuritë e këtij vendi se si plaçkiten në mënyrë të tmerrshme nga një klan qeveritarësh, sheh krimin që me hanxharët e tij bën ligjin në rrugë, në shesh, në parlament, në kryeministri, në mbarë vendin, duhet frymëzohet nga nga ju, qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare që çdo natë kapërceni çdo vështirësi dhe ngrini këtu zërin e protestës”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se këtë komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë, përndryshe në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur.

“Ka ndodhur që edhe dashamirës të mi, më kanë qortuar se pse e përdor termin ekzistencë. E  përdor me bindje më të thellë, me dhimbjen më të madhe se ky komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë.

Përndryshe në rast se në 8 vite u larguan mbi 1 milion qytetarë, në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur dhe Shqipëria shpejt do të jetë vendi i parë në botë në kohë moderne që do të zbrazet tërësisht nga banorët e saj.

Në qoftë se ne nuk ndryshojmë drejtim, në qoftë se ne nuk përmbysim regjimin, në qoftë se ne nuk rikthejmë shpresën, shtroni pyetjen vetes; çfarë do të bëjnë ata 1 milionë shqiptarë që ikën nga Shqipëria?

Ata do të marrin së paku secili një apo dy me vete dhe të tjerë do të largohen vetvetiu”, tha Berisha.

 

Arena e Lajmit

Berisha: Duhet të nisim një mision të ri të frymëzuar nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook