Cangonji, fshati që thuajse është shpopulluar. Thirrja e Blushit: Të ndalim zbrazjen e vendit

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, ka publikuar një video, përmes të cilës tregon se si është shpopulluar një nga fshatrat në juglindje të vendit.

Bëhet fjalë për Cangonjin, fshatin e parë në hyrje të Devollit, dikur me 1200 banorë, sikundër shkruan Blushi, ndërsa sot pothuajse i shpopulluar.

“Koha të ndalim axhendën e qëllimshme antikombëtare të “Rilindjes” për zbrazjen e vendit!

Të bashkohemi me 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, rruga e vetme që ndal shpopullimin dhe shpëton kombin!”, shprehet ai.

Postimi nga Tedi Blushi

Cangonji, fshati i parë në hyrje të Devollit, dikur me mbi 1200 banorë dhe sot thuajse i shpopulluar totalisht.

Heshtja që ka pllakosur në qindra shtëpi të pabanuara dhe në rrugët e zbrazura është tronditëse!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!

Koha të ndalim axhendën e qëllimshme antikombëtare të “Rilindjes” për zbrazjen e vendit!

Të bashkohemi me 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, rruga e vetme që ndal shpopullimin dhe shpëton kombin! 🇦🇱

Arena e Lajmit

Cangonji, fshati që thuajse është shpopulluar. Thirrja e Blushit: Të ndalim zbrazjen e vendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook