Drejtuesit e arkivave të disa shteteve në Shqipëri, Bido: Unifikojmë dokumentacionin online me Kosovën! Vitin e ardhshëm, sistem elektronik të përbashkët

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me drejtues të arkivave të rajonit dhe më gjerë, për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi veprimtarinë e përbashkët në fushën e arkivistikës.

Drejtori Ardit Bido, në një lidhje live në News24 së bashku me homologun e tij nga Kosova, zotin Bislimi, u shpreh se një organizim i tillë do të kryhet edhe vitin e ardhshëm, ndërsa shtoi se në aktivitet janë ftuar vendet e rajonit dhe vende për të cilat Shqipëria ka interes të veçantë.

“Në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ftuam arkivat e rajonit dhe vendeve për të cilat kemi interes të veçantë siç është Izraeli që ka kujtesën e Holokaustit, histori e lidhur edhe me vendin tonë, ku shqiptarët ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve.

Të interesuar për marrëveshje ndërkombëtare. Me këtë rast bëmë një mbledhjen e arkivave të Ballkanit, një organizim që nuk ishte bërë prej vitesh.

Vitin e ardhshëm do të kemi një takim tjetër të këtij niveli.

Vitin e ardhshëm synojmë që të kemi një sistem elektronik të përbashkët me Kosovën. Studiuesi të mos ta dijë fare se ku është dokumenti. Do të kemi dy shtete me një shërbim. Do zbatojmë vullnetin mes dy institucioneve”, tha ai.

Arena e Lajmit

Drejtuesit e arkivave të disa shteteve në Shqipëri, Bido: Unifikojmë dokumentacionin online me Kosovën! Vitin e ardhshëm, sistem elektronik të përbashkët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook