EMRAT/ Asgjësohen rreth 23 mijë bimë kanabis në Velipojë,shpallen në kërkim tre vëllezër. Nisin hetimet për dy punonjës të OSHEE

Një operacion kundër lëndëve narkotike ka rezultuar në asgjësimin e rreth 23 mijë rrënjëve kanabis në Velippojë.

Si pasojë e operacionit janë shpallur në kërkim tre shtetas, të identifikuar si Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy punonjës të OSHEE

Njoftimi:

Velipojë/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet intensive të territorit, asgjësohen në Velipojë, 24 759 bimë cannabisi.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas (vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit 1 rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, në Velipojë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 23 mijë bimë kanabis në Velipojë,shpallen në kërkim tre vëllezër. Nisin hetimet për dy punonjës të OSHEE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook