Pavarësisht dëmtimit, trajneri i Italisë, Spalleti beson se Nico Barella do jetë gati në Europian për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
“Ka pasur optimizëm për gjendjen e Barellës prej fillimit, por kur bëhet fjalë edhe për një lodhje duhet pritur disa ditë për të pasur një pasqyrë më të qartë. Megjithatë, tani ka më shumë optimizëm për rikthimin në fushë të Barellës. Besoj dhe shpresoj se mund të jeta gati për ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë”, u shpreh Spalletti.