Një 28-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë paraditen e së dielës.
Sipas informacioneve nga Policia e reja ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues të një banese.
E reja ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj ‘’Benz’’ dhe dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti eshte përplasur me murin rrethues të banesës së shtetasit V. Gj.