Zgjedhjet në PE, gazetari Muka raporton nga Brukseli: Ka një rritje të së djathtës ekstreme

Gazetari Klevin Muka në një lidhje direkte për News24, duke komentuar procesin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, nga Brukseli, tha se në Belgjikë kanë përfunduar zgjedhjet, duke theksuar se edhe pak pritet të dalin rezultatet për Parlamentin e Brukselit.

Muka tha se vëmendja është në rezultatet për Parlamentin Europian, ndërsa Italia e mbyll e fundit procesin.

Duke raportuar nga Brukseli, Muka tha se votuesit në Belgjikë kanë votuar për zgjedhjet e Parlamentit Europian, zgjedhjet e Parlamentit Federal dhe zgjedhjet e Parlamentit të Brukselit, si dhe zgjedhjet në 3 regjonet belge ato të Valonisë, flamane dhe gjermane.

“Është shumë e rëndësishme për këtë votim, pasi ka një rritje të konsiderueshme të së djathtës ekstreme. Në Asutri ka një dominim të së djathtës ekstreme, po kështu në Francë ka një rritje të së djathtës ekstreme. Rezultatet do të dalin pasi të mbyllet procesi i votimit në të gjithë hapësirën e BE-së”, tha Muka.

Gazetari tha se kemi një rritje të madhe në përqindje të së djathtës ekstreme, ku në Holandë kemi një rritje me 6 mandate të partisë së Kryeministrit holandez.

“Euroskeptikët duket se janë të lodhur nga politikat e deritanishme, qoftë në rastin e emigrantëve të paligjshëm, qoftë nga lufta në Ukrainë. Ndoshta kjo është arsyeja që ata janë menduar se kujt do ia japin votën”, tha Muka.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në PE, gazetari Muka raporton nga Brukseli: Ka një rritje të së djathtës ekstreme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook