Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama.
Bashkë me Ramën ka qenë edhe ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema.
Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë e përbashkët për media.
Rama gjatë ditës do të takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.