Një shtetas gjerman është aksidentuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Harku i Berdicës”.
Motomjeti me drejtues shtetasin gjerman është përplasur me një automjet, ndërkohë si pasojë e përplasjes gjermani ka përfunduar në spital.
Njoftimi:
Informacion paraprak/Rreth orës 09:05, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin gjerman A. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P.
Si pasojë, është dëmtuar shtetasi gjerman A. T., i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.