Basha uron Partinë Popullore Europiane për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Kreu i PD, Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Europiane, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemorati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.

 

Postimi i Bashës në “X”:

Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë 🇪🇺. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme. Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Ëeber për rezultatin e shkëlqyer!

Arena e Lajmit

Basha uron Partinë Popullore Europiane për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook