Debat për Belerin/ Kapri: Është mbushur Himara me tabela greke. Gjata: Zgjedhja e tij eurodeputet do ketë pasoja për kryeministrin

Një debat i fortë u zhvillua në emisionin Open në News 24 për zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet. Studiuesi Erald Kapri tha se është për të një shqetësim fakti që në Himarë ka shumë tabela greke. Ndërsa, juristi Çlirim Gjata deklaroi se zgjedhja e Belerit eurodeputet është lajm i keq për Ramën, pasi Fredi Beleri mund të thotë në Europë se është arrestuar padrejtësisht.

Endri Shabani: Fredi Beleri ka fituar si përfaqësues i Greqisë. Nëse Beleri e përdor për të denoncuar korrupsionin e Ramës, është pozitive zgjedhja e tij në PE.

Çlirim Gjata: Zgjedhja e Belerit do ketë efekt negativ për kryeministrin Edi Rama. Do thotë se më keni arrestuar nga drejtësia e kapur nga Edi Rama.

Erald Kapri: Beleri ka thënë shpesh herë se tokat e rrëmbyera në Himarë janë të grekëve, kjo është antishqiptarizëm.  Është mbushur Himara me tabela greke.

Çlirim Gjata: Provoi Rama të ndryshojë kufijtë e nuk ia doli. Propaganda ekstreme nuk sjell asgjë tani në këto kohëra. Rama po shet Kosovën, shet detin. Ju merreni me mizën, ndërsa luani po bën kërdinë. Rama tha se e kam bërë unë Asocacionin, ia kam çuar Macronit, e bëri këtë pa pyetur askënd.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Debat për Belerin/ Kapri: Është mbushur Himara me tabela greke. Gjata: Zgjedhja e tij eurodeputet do ketë pasoja për kryeministrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook